PRISHTINË
Policia e Kosovës ka arrestuiar një person në Prishtinë, që dyshohet se ka kryer marëdhënie seksuale me dy vajza të mitura.
Sipas policisë, i arrestuari ka abuzuar me dy të miturat një javë më parë. Vajzat e mitura janë dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Me datën 11.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet të kryer marrëdhënie seksuale me dy viktimat e mitura femra kosovare.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor”, njofton Policia.
Kujtojmë se edhe në Shqipëri janë raportuar ngjarje të rënda që kanë të bëjnë me abuzimin seksual të të miturave.
Ndërsa, ngacmimet seksuale dhe përdhunimet janë bërë tashmë një problem në shoqërinë shqiptare.