Skip to content
Të Gjitha

I hetuar për vrasjen e shefit të komisariatit, RENEA arreston të shumëkërkuarin në Pogradec

· 1 min lexim

POGRADEC

RENEA ka zhvilluar sot në mëngjes një operacion, për të arrestuar një person të shumëkërkuar, i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në prangat e policisë ka rënë Ilir Berberi. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se RENEA ka rrethuar banesën ku jetonte 52-vjeçari, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, Berberi ka qenë në gjumë. Kjo ka bërë që i shumëkërkuari të mos bëjë rezistencë.

Ai u kap në shtëpinë e tij të ndërtuar në një kodër dhe më shumë se 500 metra larg të tjerëve. I kërkuari kishte ndërtuar banesë larg banorëve të fshatit.

Kush është Ilir Berberi:

Ilir Berberi ka qenë një person i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, ai ka qenë nën hetim edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, mes të cilave vrasja e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit.