Skip to content
Të Gjitha

Aksident me vdekje në aksin Burrel – Klos, ndërron jetë 70-vjeçari

· 1 min lexim

MAT

Një 70-vjecar i identifikuar si Bajram Muca ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër shtetas i quajtur Riza Dida ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin Burrel – Klos.

Mësohet se Muca ka qenë duke kaluar rrugën në aksin nacional, kur u përplas nga automjeti që drejtohej nga Dida.

Shoferi Dida ka qenë në makinë bashkë me të shoqen, kur ndodhi edhe aksidenti.

Bajram Muca u dërgua në spital pas aksidentit, por ndërroi jetë rrugës. Ndërsa, në gjendje kritike për jetën është edhe shoferi Riza Dida.