Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i vrarë me plumb në kokë 28-vjeçari në Vaun e Dejës

· 1 min lexim

VAU I DEJËS
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Vaun e Dejës.

Rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm, është gjetur i pajetë në një rrugë të fshatit Shkjezë, 28-vjecari Gjin Ndoji.

Ndoji është ekzekutuar me armë zjarri, pasi autorët e kanë qëlluar me plumb në kokë.

Policia dhe ekspertët që shkuan në vendngjarje konstatuan se në kokën e të riut ishte hapur një plagë, e shkaktuar nga plumbi.

Nuk dihen arsyet dhe motivet e këtij krimi. Policia dhe grupi hetimor janë tashmë në vendngjarje për të zbardhur gjithcka.