Mbrëmjen e sotme është gjetur në Fushë-Krujë vajza e mitur që ishte zhdukur prej tre ditësh në Vlorë.
Mësohet se vajzën e mitur e kishin kërkuar më parë në Lushnje pasi ishte kapur nga kamerat e një hoteli por pasi nuk kanë gjetur asnjë shenjë të saj e kanë gjetur mbrëmjen e sotme në një banesë në Fushë-Krujë.
Babai i të miturës 14-vjeçare Miklovan Liço i kontaktuar nga AbcNews se vajzën e kishte gjetur vetë duke marrë informacione nga shoqet e saj dhe nuk ka patur ndihmë nga policia në këtë drejtim.
“E gjeta vetë vajzën dhe nuk mori përsipër askush nga policia për të më ndihmuar. Kishin marrë vetëm kamerat e sigurisë së hotelit në Lushnje dhe asgjë më shumë.
Më ndihmoi një grua për të gjetur vajzën në Fushë Krujë, askush tjetër. Ajo gruaja në Fushë Krujë më ndihmoi shumë. Informacionin se vajza ishte në Fushë Krujë ma dha një vajzë nga Vlora dhe e kam gjetur vajzën me forcat e mia“, u shpreh ai duke theksuar se nuk e ka ende të qartë shkakun se përse vajza u largua nga shtëpia.