Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Elbasan rezulton pozitive me koronavirus, mbyllet përkohësisht drejtoria.
Në përditësimin e përditshëm të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja nga 500 testime të kryera dhe tashmë numërohet 6275 të infektuar në total.
Nga këto 19 raste pozitive u konfirmuan vetëm në qytetin e Elbasanit, duke regjistruar kështu numrin më të madh të rasteve ditore brenda 24 orëve.
Mësohet se mes të infektuarve ka qenë edhe drejtoresha e drejtorisë Arsimore në Elbasan, Anila Çoto e cila pasi ka rezultuar pozitive ka bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet, duke sjellë kështu mbylljen e Institucionit Arsimor.
Që nga fillimi i panndemisë e deri më tani në Elbasan kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë shënuar 64 raste aktive.