BEJRUT
Shpërthimi i ndodhur në Bejrut me pasojë qindra viktima dhe mijëra të plagosur ka bërë që shumë njerëz në Liban të zemërohen me drejtuesit e shtetit.
Disa prej libanezëve të zemëruar me drejtimin që i bëhet vendin, iu kanë bërë thirrje shteteve perëndimore që të rrëzojnë qeverisjen e të marrin situatën nën kontroll, raporton Reuters.
Disa qindra protestues filluan të mblidheshin në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit për të kritikuar trajtimin që qeveria po i bën shpërthimit më të madh në historinë e Bejrutit. Shpërthimi në port vrau 154 njerëz, ndërsa ka plagosur më shumë se 5000 të tjerë.
Sakaq, shumë rrëmuja janë shkaktuar në qytet. Protestuesit e zemëruar mbanin pankarta me mbishkrimin “Cohuni në demonstrata ose rrini e vdisni”. Qeveria tha se protestuesit e dhunshëm do të mbajnë përgjegjësi për faktin se “kanë shkaktuar kaos në Bejrut”.
Shumë persona ankohen se qeveria është e korruptuar dhe nuk po i ndihmon që të rregullojnë shtëpitë e tyre të dëmtuara tashmë.
Në Liban, edhe përpara se të shënohej tragjedia, kishte pasur demonstrata kundër qeverisjes, pasi njerëzit janë të pakënaqur me kushtet ekonomike.