Skip to content
Të Gjitha

Humb jetën vetëm një 58-vjeçar në Tiranë nga COVID-19, por rastet e reja mbeten përsëri të larta

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se vetëm një person ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 189 numrin e viktimave.Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)

Testime totale 44881

Raste pozitive 6151

Raste të shëruara 3227

Raste Aktive 2735

Humbje jete 189

(Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1558

Durrës 348

Shkodër 231

Vlorë 98

Fier 90

Kukës 94

Korçë 85

Lezhë 80

Elbasan 45

Berat 44

Dibër 33

Gjirokastër 29