Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fabrikën e këpucëve në Çorovodë, Skrapar.
Në pamjet e siguruara nga JOQ mund të shihet se zjarri ka përfshirë të gjithë fabrikën e këpucëve, ndërkohë që punonjësit kanë mundur të dalin menjëhere pasi kanë parë flakët.
Deri më tani raportohet se nuk ka të lënduar, por dëmet materiale në fabrikë janë shumë të mëdhaja.
Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, nderkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.