Skip to content
Të Gjitha

Gjashtë persona humbin jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, Tirana mban vendin e parë për rastet e reja

· 2 min lexim

Në përditësimin e përditshëm të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja nga 531 testime të kryera dhe tashmë numërohet 6016 të infektuar në total. Ndërkohë Tirana paraqet numrin më të lartë të infektimeve e ndjekur nga Kruja dhe Durrësit

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë vijon të përparojë frikshëm Covid-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar  6 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve prej fillimit të epidemisë në 188.Pasi fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)

Testime totale            44295

Raste pozitive              6016

Raste të shëruara         3155

Raste Aktive                2673

Humbje jete             188

(Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1477

Durrës         344

Shkodër       232

Fier                99

Vlorë             97

Kukës           90

Lezhë           86

Korçë           85

Elbasan       53

Berat          44

Dibër          34

Gjirokastër  32