Skip to content
Të Gjitha

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e sotme  në qendër të Elbasanit, tek porta e Kalasë.

Mësohet se një automjet që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara ka goditur për vdekje një kalimtar identiteti i të cilit ende nuk dihet, dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Vijon…