Skip to content
Të Gjitha

Dasmë në kohë pandemie! Gjobitet me 1 milionë lekë pronari i një lokali dasmash në Kurbin

· 2 min lexim

Policia e Lezhës ka gjobitur një pronar lokali në këtë qytet, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se kundër pronarit B.G 44 vjeç, pronar i një lokali në Fushë-Milot është vendosur një masa administrative prej 1.000.000 lekë,pasi  kishte organizuar ceremoni martese në kundërshtim me aktin normativ.

Nërkohë policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi I policisë
Kurbin

Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.