Skip to content
Të Gjitha

Mbërrijnë në spitalin Infektiv mjekët e ardhur nga Italia për të përballuar luftën me COVID-19

· 2 min lexim

Kanë mbërritur sot në spitalin Infektiv mjekët e ardhur nga Italia në shërbim të ekipeve mjekësore në Shqipëri për përballimin e situatës së Covid-19.

Shteti fqinj ka dërguar 6 mjekë dhe një infermiere e për të na kthyer nderin e disa muajve më parë. Në ambientet e jashtme të spitalit mjekët janë fotografuar të pajisur me maska.

Ata  do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Në grupin e tyre është edhe një infermiere shqiptare, e larguar që 10 vjeç nga Shqipëria dhe pritet të qëndrojnë 14 ditë pasi kanë ardhur që me datë 30 korrik.

Kujtojmë se më 30 mars  një grup prej 10 mjekësh dhe 20 infermierësh u nis drejt Italisë për tu ardhur në ndihmë kolegëve talianë që po kalojnë ditë të vështira, teksa mbi 60 prej tyre kanë humbur jetën dhe mijëra ta tjerë janë infektuar.

Mbërritja e tyre në shtetin fqinj shkaktoi një entuziazëm të madh, teksa fjalimi i kryeministrit Rama pushtoi mediat italiane.
Mjekët shqiptarë që mbërritën në Brescia për të luftuar me COVID-19 kanë një moshë mesatare rreth 27 vjeç dhe pasi iu nënshtruan provimit nga spitali, nisën punën.