Skip to content
Të Gjitha

Skandali te Politekniku/ Zgjedhjet në universitet me kuti të Partisë Socialiste

· 1 min lexim

Janë duke u zhvilluar zgjedhjet në universitetet e Tiranës ku nuk mungojnë as skandalet. Siç shihet edhe në foto, në Universitetin Politeknik të Tiranës një prej kutive të votimit mban logon e Partisë Socialiste.

Përdorimi i simboleve politike në këtë proces është tërësisht i ndaluar, por kjo masë është shkelur gjatë votimit te Politekniku.

Personeli akademik dhe studentët i janë drejtuar kutive të votimit në 12 universitete publike për të zgjedhur rektorët, senatet akademike dhe përgjegjësit e departamenteve.

Zgjedhjet po zhvillohen në një klimë të pazakontë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.