Skip to content
Të Gjitha

Në mesditë deri në 42ºC, sot është dita më e nxehtë, thyet rekordi

· 1 min lexim

Sot arrihet temperatura më e lartë e verës, kur temometri pritet të shënojë 42ºC në mesditë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 22ºC në 36ºC, në zonat e ulëta nga 27ºC në 42ºC dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 42ºC.

Në Lezhë, Elbasan dhe Gjirokastër temperatura do të arrijë në 42ºC, ndërsa në Tiranë, Shkodër, Fier dhe Sarandë në 41ºC. Temperatura 40ºC do të regjistrohen edhe në Durrës, Berat dhe Vlorë.