Skip to content
Të Gjitha

Rudina Hajdari largohet nga Këshilli Politik, “Nuk ja vlente të qëndroja më”

· 1 min lexim

Ashtu siç ishte parashikuar, Këshilli Politik u mblodh edhe sot për herë të fundit përpara votimit të ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik.
Por pa kaluar disa minuta, Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik është larguar nga mbledhja. Ende nuk dihet  arsyeja e largimit të Hajdarit, por mësohet se pasi ka dalë nga takimi  ka thënë “se nuk ja vlente më të qëndrohej në mbledhje”.

Ndërkohë që  tre anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, po vijojnë të vetëm diskutimet, për listat e hapura pas amendamentit të Opozitës së Bashkuar për lista të hapura 100%.

Kujtojmë që po gjatë ditës së sotme deputetja Hajdari u shpreh e indinjuar me përfaqësuesit e Këshillit Politik pasi nuk u përfshi në komunikimin e radhës lidhur me tematikat dhe logjistikën e organizmit të mbledhjeve.