Skip to content
Të Gjitha

Dy gra humbin jetën nga COVID-19, njëra prej tyre pa sëmundje bashkëshoqëruese! Ja rastet e reja përgjatë 24 orëve

· 2 min lexim

Vijon të jetë i lartë numri i viktimave nga Covid-19, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, ku njëra prej tyre nuk ka patur asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)

Testime totale                  40192

Raste pozitive                    5105

Raste të shëruara              2830

Raste Aktive                        2125

Humbje jete                        150

(Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1146

Durrës                   255

Shkodër                               202

Vlorë                     105

Lezhë                    83

Fier                                        76

Korçë                     69

Kukës                    60

Elbasan                                 49

Berat                     30

Gjirokastër          29

Dibër                     21