Para dy ditësh në qytetin e Elbasanit ka ndodhur një grabitje por kjo është mbajtur e fshehtë nga ana e policisë.
Mësohet se persona të maskuar janë futur në ambientet e fabrikës së peshkut dhe kanë hapur me forcë kasafortën.Mendohet se ata kanë marrë rreth 10 milionë lekë nga kasaforta. Në pamundësi për ta hapur, grabitësit kanë marrë me vete edhe kasafortën e dytë.
Kjo fabrikë peshku ndodhet në aksin Labinot-Fushë, dhe dyshohet se është grabitur nga 4 persona. Por ende asnjë i arrestuar për ngjarjen dhe asnjë informacion zyrtar nga ana e policisë.