Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Kasharit në Tiranë. Mësohet se flakët janë shfaqur në një varrezë makinash dhe janë përhapur me shpejtësi.
Tymi mund të shihet nga disa pjesë të kryeqytetit, ndërsa po krijon shqetësim te banorët e zonës.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, por nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të lënduar.