Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Berat: Plagosen dy persona, makina përplaset me murin rrethues të një shtëpie

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen periferike të qytetit të Beratit në lagjen “Uznovë”.

Si pasojë e këtij aksidenti  është plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale N.Xh. rreth 30 vjeç dhe pasagjeri që ndodhej në makinë.

Një mjet tip ‘Audi A 80’ me targa AA 135 BZ, duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën. Pas përplasjes me shtyllën, mjeti që drejtohej nga dy të rinjtë ka përfunduar i përplasur me murin ndarës të një shtëpie në anë të rrugës.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj  ngjarje.