Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestohen 4 persona në Korçë, transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të 300€

15:42 27/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Në kuadër të operacionit “Perimetri”, kanë rënë në prangat e policisë së Korçës 4 persona.Ky operacion kishte nisur prej kohësh nga policia, për goditjen e trafikut të paligjshëm të emigrantëve. Personat e arrestuar janë kapur gjatë kohës që po transportonin  emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës.

Shtetasit me iniciale  M.L., Ç.B. dhe F.Q., ndodheshin brenda një mjeti tip “BMW”. Ndërsa i arrestuari tjetër shtetasi me iniciale  M.Ç., po drejtonte  një makinë tip “Audi”, brenda të cilës ndodheshin edhe emigrantët. Ky i fundit nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për t’u arratisur u përplas me një furgon.

Sipas policisë këta shtetas me në krye F.Ç iu merrnin  emigrantëve 300 euro, për t’i kaluar drejt vendeve të BE.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Njoftimi i policisë 

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes nga policia nuk iu bind urdhrit të punonjësve për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M.Ç., 19 vjeç;
• Ç. B., 25 vjeç;
• M. L., 22 vjeç dhe
• F. Q., 27 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore se dy mjete po transportonin emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës, organizuan punën, lokalizuan dhe konstatuan mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Ç. B., dhe F. Q., si dhe mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.Ç., brenda të cilit ndodheshin 7 emigrantë të paligjshëm, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi, ku në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasur me një mjet tip furgon duke shkaktuar dëme materiale.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi F. Q., duke qenë në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti kriminal, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, kundrejt fitimit prej 300 euro për person, iu kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të lidhura

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

Temperaturat e larta të verës kanë rritur rrezikun e zjarreve në monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë në Gjirokastër,...

08:45 07/07/2025
Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e...

08:30 07/07/2025
Para

Nuk respektuan protokollet e sigurisë, gjobiten nga policia 19 subjekte në të gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

08:45 07/07/2025
Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

08:30 07/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:15 07/07/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 7 Korrik 2025

07:58 07/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.