Në aksin rrugor Tiranë-Durrës ka patur trafik të lartë makinash që në orët e para të mëngjesit. Shumë qytetarë preferojnë të largohen herët nga Tirana, për të shmangur radhët e gjatë që krijohen gjatë paraditës, por edhe kjo nuk ka qenë zgjidhje.
E diela shënon gjatë verës ditën kryesore kur qytetarët e Tiranës dynden drejt plazheve. Gjiri Lalzit, plazhi i Durrësit, i Shëngjinit dhe plazhet e Kavajës dhe Spillesë janë destinacionet kryesore të kryeqytetasve, të cilët kanë vetëm një rrugë në të cilën mund të kalojnë, autostradën që i lidh me Durrësin.
Trafik në këtë aks parashikohet edhe gjatë orëve të pasdites e darkës, kur pushuesit do të kthehen për në banesa.