Skip to content
Të Gjitha

Kishte organizuar dasmë pa respektuar distancimin fizik, policia e Durrësit gjobit administratorin e një lokali

· 2 min lexim

Policia e Durësit ka gjobitur një pronar lokali në këtë qytet, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se kundrejt shtetasit  G.H. pronar i një lokali në Shkallnur është vendosur një masë administrative prej 1 milion lekësh ,pasi  kishte organizuar ceremoni martese në kundërshtim me aktin normativ, pa respektuar distancimin fizik.

Ndërkohë policia u bën thirrje të gjithë administratorëve që ushtrojnë aktivitetet e tyre që të respketojnë masat e parandalimit të koronavirusit.


Njoftimi i policisë 

Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.