Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me aleatët e Opozitës së Bashkuar në selinë Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie Basha ka dalë në një deklaratë për shtyp.
Basha tha Opozita e bashkuar mbështet hapjen 100% të listave,por me kushtin që të mos preken koalicionet parazgjedhore dhe të mos ndryshojë formula e shpërndarjes së mandateve, të mbeten siç janë sot.
Më tej Basha përshëndeti edhe votimin e djeshëm në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, pasi është bazë për garantiminin e zgjedhjeve të normale.
Kujtojmë se hapja e listave është një prej ndryshimeve kushtetuese që Opozita parlamentare në bashkëpunim me maxhorancën , kanë vendosur të bëjnë në Kushtetutë. Ndërkohë që ndryshimi tjetër ka të bëjë me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
“Së pari dua të shpreh fare qartë qëndrimin e Opozitës së Bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund u votua dje në Kuvendin e Shqipërisë është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale, nuk është ajo që dëshironim ne por një marrëveshje politike e arritur me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të cilëve dua t’iu shpreh mirënjohjen. Përshëndes dhe qëndrimin e djeshëm të tyre.
Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilaterak për ndryshime kushtetuese që prekin çështje lidhur me zgjedhjet. Grupi i punës së Këshillit Politik është vendi i vetëm ku duhet diskutuar për një sërë çështjesh të pazgjidhura si rekomandime të ODIHR. Por duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar disa herë qëndrim para dhe pas 5 qershorit dhe tani po iu shesin shqiptarëve listat e hapura si shkakun e ndryshimeve të njëanshme.Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon: Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve siç është sot. Ky propozim do shtrohet sot në Këshillin Politik”, deklaroi kreu i PD.