Skip to content
Të Gjitha

Ambasadorja amerikane Kim ka një mesazh për ata që nuk besojnë se do të vijë drejtësia: “Ëndërra juaj nuk do të bëhet realitet”

· 1 min lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka nisur një mesazh të fortë e të qartë për të gjithë ata që ëndërrojnë se në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane  shkruan se “Disa ëndërrojnë se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të themelohet, dhe shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë”.

Por ambasadorja ka një mesazh për këta njerëz duke thënë se ëndërra juaj nuk do të bëhet realitet: “Na vjen keq që ju zgjojmë nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e realitet”.

Më tej Kim thotë se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, por është diçka e nevojshme dhe  duhet të ecim përpara.

Postimi i plotë:

Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të themelohet, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjojmë nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.