Skip to content
Të Gjitha

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, dyshohet për të plagosur

· 1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të plazhit të Velipojës.Dyshohet për të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri mes disa personave në zonën pranë kompleksit të pallateve Fishta.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur nga dy makina në lëvizje dhe policia ka arritur të arrestojë në pyllin pranë plazhit një prej autorëve dhe makinën e përdorur gjatë ngjarjes.

Ndërkohë policia ka sekuestruar disa gëzhoja të gjetura në vendngjarje  të cilat mendohet se do ndihmojnë në identifikimin e armës së krimit dhe identifikimin e autorëve.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur dhe policia është vënë në kërkim të autorëve dhe të personit të plagosur. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca e spitalit Rajonal të Shkodrës.