Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kërkesës së opozitës së bashkuar për mbledhje në KP i përgjigjet Gjiknuri: “Shoh që keni ndryshuar mendim për hapjen e listave”

22:10 23/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri dhe  Oerd Bylykbashi i kanë dërguar një e-mail deputetit Damian Gjiknuri duke i kërkuar që mbledhja e radhës të mbahet ditën e nesërme në orën 17:00.

Menjëherë pas kësaj kërkese ka ardhur edhe  reagimi i bashkanëtarit të tryezës së Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, i cili thekson se ndryshimet kushtetuese në procedurën parlamentare janë të pandryshueshme si të tilla, dhe thotë se nuk kam asnjë problem që ta diskutojmë.

Përmes një deklarate, Gjiknuri po ashtu thekson se nga reagimi i Bylykbashit dhe Vasilit, duket se opozita ka ndryshuar qëndrim për listat e hapura.Më tej ai  i bën thirrje opozitës jashtëparlamentare që të bëjnë propozimet e tyre për në Këshillin Politik, e më pas të vendoset për nisjen e mbledhjes.

E-MAILI I GJIKNURIT
Të nderuar z.Bylykbashi dhe z.Vasili,

E kuptoj nevojën tuaj të motivuar politikisht për të nisur letra pune në formë deklaratash politike për qëllime mediatike. Por unë nuk kam dizinformuar askënd dhe thjesht kam thënë të vërtetën e mbledhjes si gjithmonë. Takime që siç i gjithë opinioni publik e di, bëhen me rekorde dhe nën vëzhgimin nga afër të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Më lejoni të ju rikujtoj se në mbledhjen e datës 21 Korrik, Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama ju ftoi të jepni kontributin tuaj në funksion të përshtatjes së ligjit elektoral me nismën e opozitës parlamentare për hapjen e listave zgjedhore, nismë tashmë e miratuar në Këshillin e Rregullores dhe Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Z.Rama ju ftoi që të shtroni çdo pikëpyetje tuajën, të diskutoni çdo merak dhe të dakordësohemi për sa i takon korrektimeve që nevojitet të bëhen në ligjin elektoral për të reflektuar sanksionimin e hapjes së listave zgjedhore.

Qëndrimi juaj ishte kategorik dhe refuzues për të diskutuar mbi këtë çështje pa u miratuar paraprakisht amendamentet e ligjit elektoral bazuar mbi produktin e marrëveshjes politike të 5 Qershorit.

Jo më larg se dje keni refuzuar të vini në Këshillin Politik, pikërisht sepse siç e keni shprehur edhe publikisht nuk donit të diskutonit për temën e ndryshimeve kushtetuese, që sipas jush jo thjesht cënon marrëveshjen por as nuk ekziston si temë. Edhe thënia që në mesazhin tuaj i vini në gojë Kryeministrit, nuk ka aspak kuptimin që ju qëllimisht i mvishni në komentin tuaj. Besoj ju e dini se ndryshimet kushtetuese në procedurën parlamentare janë të pandryshueshme si të tilla, çka sidoqoftë nuk kam asnjë problem ta diskutojmë nëse qëndron apo jo qoftë edhe si fakt i shkruar e zeza mbi të bardhë.

Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pa asnjë ndryshim projektligjin e amendimeve në ligjin zgjedhor. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik ju kërkova të shpreheni nëse jeni dakord të diskutoni mbi këtë çështje. Ju refuzuat që të diskutoni duke mos njohur dhe injoruar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare dhe gjithë procedurat e ndjekura nga një organ plotësisht legjitim si Kuvendi i Shqipërisë.

Nga emaili juaj i fundit, nënkuptohet se keni reflektuar dhe keni ndryshuar qëndrim ndërsa shpreheni të gatshëm të jepni kontributin tuaj për reflektimin në ligj elektoral të sanksionimit kushtetues për hapjen e listave.

Duke e përshëndetur këtë reflektim tuajin nëse është i tillë, ju kërkoj që të dërgoni paraprakisht propozimet tuaja në funksion të reflektimit në ligjin elektoral të hapjes së listave që sanksionohet nga ndryshimi kushtetues.

Duke ju rikujtuar se në datën 30 Korrik, Kuvendi voton amendamentin kushtetues që hap listat, ju shpreh gatishmërinë e mazhorancës për tu ulur në tryezë sapo ju të keni dërguar paraprakisht propozimet që do ti bëni Këshillit për këtë çështje.

Në fund, do të ju lutesha shumë që t’i lini mënjanë paragjykimet dhe opinionet propagandistike. Vërtetë ju mungon foltorja e Parlamentit prej ku u larguat me vullnetin tuaj të lirë, por e-mailet e punës dhe tryeza e punës së Këshillit nuk janë mjete propagandistike. Gjithashtu, do ju lutesha të hiqni dorë nga paralajmërimet kërcënuese në komunikimet elektronike sepse e bëjnë qesharake tryezën e punës sonë të përbashkët dhe dëmtojnë qëllimin e saj.

Në funksion të konfirmimit të mbledhjes së radhës së Këshillit, ju lutem edhe njëherë sa më shpejt të na vini në dispozicion paraprakisht propozimet tuaja.

Faleminderit

Damian Gjiknuri

Të lidhura

Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

Sali Berisha ka njoftuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale se më 16 maj, në orën 17:00, Partia Demokratike do të zhvillojë...

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit
Aktualitet

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur që të mos...

16:11 14/05/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, dyshohet për të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.