Skip to content
Të Gjitha

Zbardhet lista! Ja si votuan deputetët sot në Kuvend, për marrëveshjen e ‘5 qershorit’

· 1 min lexim

Është miratuar me 97 vota pro ditën e sotme në Kuvend Kuvendi  marrëveshja e 5 qershorit e cila është dakordësuar në Këshillin Politik.Nga këto vota 74 ishin nga mazhoranca dhe 23 nga grupet parlamentare të opozitës brenda Kuvendit. Ndërkohë vetëm 6 deputetë votuan kundër saj, dhe 6 të tjerë nuk morën pjesë në votim dhe 4 ishin abstenim.

Kuvendi zbuluar edhe emrat e deputetëve që votuan kundër ditën e sotme. Në listën e plotë me rezultatet e votimit në fjalë,  votat kundër ishin nga 6 deputetë të opozitës së re.

KUSH VOTOI KUNDËR

Adriatik Alimadhi

Halil Jakimi

Korab Lita

Myslim Murrizi

Ylli Shehu

Halit Valteri

Gjithashtu  mësohet se deputetët që nuk votuan për marrëveshjen e 5 qershorit janë: Arlind Çaçani, Bledar Çuçi, Tom Doshi, Arben Elezi, Eljo Hysko, Ligoraq Karamelo, Lefter Koka, Erion Piciri, Enver Roshi, Nikolin Staka, Sadi Vorpsi dhe Alban Zeneli. Ndërkohë, e vetmja votë e pavlefshme ka qenë ajo e deputetit Ralf Gjoni.

LISTA: