Skip to content
Të Gjitha

Ishte në krye të detyrës, vdes polici i Komisariatit nr.1! Ja dyshimet e para të policisë

· 1 min lexim

Një punonjës i policisë së komisariatit nr. 1 në kryeqytet ka ndërruar jetë pasditen e sotme ndërkohë  që ishte në krye të detyrës.

Mësohet se polici me iniciale R.T., 55 vjeç punonte në ruajtjen e objekteve dhe dyshimet e para janë se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë policia ka dhënë edhe informacionin paraprak për ngjarjen dhe se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rëndësisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.