Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në një njoftim zyrtar të policisë thuhet se si pasojë e përplasjes së tre makinave është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij.
Të lënduarit nga përplasja janë dërguar për në spital ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe dokumentimin e tyre.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.07.2020, rreth orës 17:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.