Skip to content
Të Gjitha

Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, OSBE: “Zbatimi është kyç, thirrje palëve për dialogun për reforma të tjera”

· 1 min lexim

OSBE ka reaguar, menjëherë pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit e cila ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe u arrit pas punës disa mujore të Këshillit Politik.

Në një njoftim për mediat OSBE mirëpret këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe bën thirrje që tashmë të vijojë puna për zbatimin e saj, pasi është një pikë kyçe.

Më tej OSBE garanton mbështetjen e saj në  zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. Gjithashtu OSBE u bën thirrje palëve që të  vazhdojnë  dialogun për reforma të mëtejshme.


Reagimi nga OSBE

Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.