Skip to content
Të Gjitha

Përsëri vetëm 3 humbje jete nga COVID-19, ndërkohë 126 të shtruar në spital! Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 108 raste të reja pozitive me koronavirus, numër ky më  i lartë në krahasim me një ditë më parë, ndërkohë që kanë humbur jetën përsëri vetëm  3 persona.

Tre qytetarët që nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, janë një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

Testime totale                  37311

Raste pozitive                    4466

Raste të shëruara              2523

Raste Aktive                        1820

Humbje jete                        123 (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   941

Durrës                   211

Shkodër               202

Vlorë                     98

Lezhë                    82

Korçë                     64

Fier                        52

Kukës                    49

Elbasan                 46

Berat                     32

Gjirokastër          23

Dibër                     20