Policia e Elbasanit bën me dije se ka arrestuar administratorin e firmës “Elba Gas”, ku dje ndodhi një shpërthim që la të plagosur tre persona.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.
Tre punonjës, shtetasit Q. M., O. B. dhe E. B., të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, u plagosën gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, u arrit të shmangej një tragjedi e madhe për të gjithë zonën.