Skip to content
Të Gjitha

Raporti i OKB-së për largimin e shqiptarëve, Meta:”Të bashkohemi kundër shpopullimit”

· 2 min lexim

Presidenti Meta ka reaguar sot pas publikimit të një raportit nga OKB-janpër largimin e shqiptarëve nga vendi, ku thuhej se në 30 vite janë larguar 1.2 persona.

Me anë të një postimi në Facebook presidenti Meta shkruan se “ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete, dhe për këtë duhet bashkim.

Gjithashtu Meta thotë se plotësimi pa vonesë i 15 kushteve “është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane.”

Në raportin e OKB-së bëhet  fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen.Ndërkohë vala  më e lartë e migracionit ishte në periudhën 1990-1995, kur kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut dhe hapja e kufijve, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin masivisht, përmes ambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë.

Mesazhi i Metës
Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.
Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!
Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!
Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!
Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë! 🇦🇱

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3188592054520379/?d=n