Skip to content
Të Gjitha

Ishte në ‘arrest shtëpie’, 28-vjeçari në Devoll thyen masën e sigurisë dhe konfliktohet me babë e bir

· 2 min lexim

Një  28 vjeçar në Devoll me iniciale D.M, është vënë nën prangat e policisë pasi ka  thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është konfliktuar me dy persona.
28-vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin D.M 28 vjeç  kanë dhunuar dy persona të tjerë babë e bir me iniciale  D.K., 48 vjeç dhe djalin e tij DH.L 20 vjeç.

Ndërkohë policia sapo ka marrë lajmin ka shkuar më vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit, i cili tani do përballet me dy akuza si “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë 
Devoll

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dy shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K., 20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., si edhe fillimin e procedimit penal ndaj vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.