Skip to content
Të Gjitha

Meta tregon prapaskenat për Cakajn: “Ja fusin kot’

· 2 min lexim

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka rrëfyer prapaskenat politike në lidhje me përplasjen e fundit me qeverinë për emërimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.

Në ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, Meta ka shpjeguar arsyet pse vendosi të mos e dekretonte emrin e Cakajt në vend të Ditmir Bushatit.

Sa i takon origjinës kosovare, Meta shtoi se nuk është arsyeja e mosdekretimit.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: ….Asnjë paragjykim personal për zotin Cakaj?

Presidenti Meta: Asnjë paragjykim, por sigurisht që kur vë re se ky Zëvendësministër për 6 muaj refuzon të plotësojë një detyrim ligjor, nuk më duket normale, nuk më duket një ndjenjë e lartë përgjegjshmërie.

Gazetari: A ka një paragjykim ngaqë ai vjen nga Kosova?

Presidenti Meta: Zero – por unë nuk kam refuzuar Veton Surroin, nuk kam refuzuar as Hasan Prishtinën, më vjen keq – dhe jo vetëm kaq, por unë i kam thënë Kryeministrit në takimin paraprak, se kam dashur ta shmang këtë debat. I kam thënë se nëse ke një vlerësim kaq të lartë, sepse ai kishte vlerësim shumë të lartë për të, bëje Ministër i Kulturës, bëje një ministër tjetër…

Gazetari: ….Dhe ishit gati ta dekretonit në një post tjetër?

Presidenti Meta: Po, patjetër, sepse për mua një post tjetër nuk është i një rrezikshmërie të tillë siç mund të jetë në postin e Ministrit të Jashtëm, sepse një Ministër i Jashtëm mund të hedhë një firmë dhe një shtet mund të përfundojë për dekada të tëra në gjykata zotëri. Dhe pastaj Presidenti do t’ia linin fajin, do thoshin ai e dekretoi, nuk kemi ne përgjegjësi. Presidentit do t’ia linin përgjegjësinë prapë.