Skip to content
Të Gjitha

Shpërthim në Metalurgjikun e Elbasanit, 7 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ish-kombinatin metalurgjik të Elbasanit, i cila shfrytëzohet nga një kompani gazi. Dyshohet për rrjedhje gazi, e shoqëruar nga një shpërthim i fuqishëm që ka lënë të plagosur shtatë punonjës.

Raportohet se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe se ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.  Q. Mullahi, O. Bendaj dhe E. Bendaj janë punonjësit që ndodhen në gjendje të rëndë, ndërkohë që dy prej tyre janë babë e bir, të cilët punonin në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Autoritetet ndodhen pranë metalurgjikut dhe pritet të nisin hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.