Ditën e sotme u arrit firmosja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, por duket se ka një problem.
Deputeti Myslim Murrizi në daljen e tij pas takimit me mazhorancën për Reformën Zgjedhore ka deklaruar se është kundër pikës 1 të kësaj marrëveshjeje.
Murrizi u shpreh se ka firmousr vetëm pikën dy dhe tre të hapjes së listave dhe vijimin e dialogut gjithëpërfshirës për ndryshimet kushtetuese, por jo pikën e parë për votimin e Marrëveshjes së 5 qershorit.
Në shënimin e bërë në marrëveshje nga deputeti Murrizi lexohet qartazi: Jam dakord me marrëveshjen, por jam kundra pikës 1 dhe grupi Demokrat është kundër kësaj pike.”
Ndërkohë deputetët e tjerë të Opozitës parlamentare Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se kanë rënë dakord me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, duke shtuar se më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura duke e cilësuar një sukses plotësimin e kërkesës së tyre.