Skip to content
Të Gjitha

“Eskobari i Ballkanit”, Balili kërkon transferimin nga burgu i Peqinit në një burg të zakonshëm

· 2 min lexim

Klement Balili, ose siç njihet  ndryshe “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar që të ndryshojë burg për të kryer dënimin e mbetur  prej 10 vitesh heqje lirie. Mësohet se Balili ka kërkuar  nga Gjykata e Elbasanit që 10 vitet brenda qelisë t’i kalojë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kjo kërkesë e Balilit për të kaluar 10 vitet e fundit në një burg të zakonshëm vjen për arsye të përfitimeve  dhe lehtësirave përsa i përket lejeve për të dalë nga qelia apo edhe ulje dënimi.

Tani më i mbetet  Gjykatës së Elbasanit të shqyrtojë  kërkesën e Bilalit dhe të vendosë.

Klement Balili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar i Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila e dënoi me 10 vite heqje lirie ne burg të sigurisë së lartë, në Peqin.

Ai jetoi 2 vite në arrati dhe u vetëdorëzua pak muaj më parë, kur dosja e tij u dërgua për gjykim. Emri i Klement Balilit u zbulua nga policia greke, gjatë një hetimi për trafik lëndësh narkotike nag ana e një organizate kriminale.

Balili u shpall fajtor për akuzat ‘Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.”