Ditën e sotme AbcNews ka arritur të sigurojë pamjet e atenatit të ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ndaj Emiljano Ramazanit.
Nga pamjet filmike duket autori që mban veshur një kapuç dhe që del nga një makinë e parkuar dhe vazhdon ndjek automjetin e viktimës.
Ai ecën drejt Rramanit shënjestrës së atentatit, i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person.
Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.
Emiljano Ramazani, 39 vjeç u ekzekutua në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”. Viktima është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në ecje, që kishte minimumi dy persona brenda.
Ramazani, është një person me precedentë të mëparshëm penal dhe emër i njohur për policinë.Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.
Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale. Rramani u arrestua bashkë me shokun e tij, Marenglen Kamami.
Policia në momentin e arrestimit u sekuestroi dhe 10 doza kokainë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale grupi hetimorë sekuestroi, 50.000 lekë të reja, 14 aparate celularësh të markave të ndryshme, automjetin tip “Ford” me targa AA 806 JL dhe një automjet tip “Peugeot” me targa AA 749 MY.
Ngjarja e sotme dyshohet se ka të bëjë ne një atentat mafioz. Pas ngjarjes, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Vidhas, ku dyshohet se iu përket autorëve.