Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e tryezës së Këshillit Politik. Kreu i qeverisë ka respektuar masat për parandalimin e koronavirusit, duke vendosur një maskë të zezë, ndërkohë që ka hyrë i vetëm në takim.
Nga Partia Socialiste pjesë e mbledhjes është edhe Damian Gjiknuri, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësohen nga Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Opozita parlamentare përfaqësohet në takim nga Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
Edhe pse opozita e bashkuar thekson se në mbledhjen e sotme do të fokusohet te pikat e marrëveshjes së 5 qershorit, që nuk kanë marrë ende përgjigje, kryetemë e takimit pritet te jetë kërkesa e opozitës parlamentare dhe Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, ku përfshihen listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.