Skip to content
Të Gjitha

Vdes parashutisti në Prizren, një vajzë shtrohet në spital

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku një parashutist i moshës 27 vjeç ka ndërruar jetë. Raportohet se i riu, F.G., është përplasur me një kolegen e tij 23 vjeçare gjatë kohës që po zbrisnin në tokë.

Përplasja ka qenë e fortë, çka i ka shkaktuar të dyve lëndime të shumta. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 27 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë, ndërsa vajza vazhdon të mjekohet në spital.