Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 331 testime dhe nga këto vetëm 82 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ndërkohë raportohet se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi, ku ka ndërruar jetë një 69-vjeçare nga Shkodra.Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.
COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)
Testime totale 35438
Raste pozitive 4090
Raste të shëruara 2311
Raste Aktive 1667
Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20