Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar ditën e sotme një studim të fundit cili tregon se shqiptarët janë të fundit në rajon në sektorin publik dhe atë privat.
Përmes një postimi në Facebook Basha thekson se këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.
“Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë.”, shkruan kreu i PD.
Gjithashtu në reagimin e tij, kreu i PD-së Basha ka publikuar një raport ku theksohet se në Shqipëri janë pagat më të ulëta.
Mesazhi i Bashës
Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.
Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do ti rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë. #ditëmëtëmira