Skip to content
Të Gjitha

Me 162 km\h! Policia heq 9 leje drejtimi, “ Drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është vrastar”

· 2 min lexim

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrollet gjatë natës në aksin Sauk-TEG duke evidentuar një sërë shkeljesh.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë hequr  9 patenta për shpejtësi tej normave, që varionte deri në 162 km/h dhe 12 gjoba.

Gjithashtu blutë e Tiranës thonë se drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar dhe ndërkohë që bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.


Njoftimi i policisë 

Tiranë

Vijojnë kontrollet👮♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë ✈dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, 🛣✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë

Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar🚑.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës

Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h ✈️, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore🚑 dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga 🛣është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.

Shpejtësia✈️, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës🚑.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore🚑.

Familja🏠 ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2807051236247896/?vh=e