Kryeministri Edi Rama po e kalon në Vlorë fundjavën për shkak se është duke zhvilluar takime me strukturat lokale të Partisë Socialiste duke patur në fokus zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Takimi është zhvilluar në një ambient biznesi pranë bregut të detit në Zvërnec.
Fokus i këtij takimi ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është kritikuar për mungesë të bashkëpunimit.
Sipas abcnews.al pas kësaj mbledhje pritet edhe propozimi për zv.kryetar Bashkie, propozim ky i ardhur nga baza socialiste. Sakaq, ky është takimi i dytë i kryeministrit Rama me strukturat në Vlorë
Pak kohë më parë në një takim me të gjithë kryebashkiakët në zyrën e tij në kryeministri, Rama paralajmëroi ndezjen e motorëve për garë, duke kërkuar që këtë verë të harrojnë pushimet dhe të zhvillojnë sa më shumë takime me qytetarët dhe degët e partisë. Si objektiv, Rama u vuri socialistëve plot 800 mijë vota.