Shpërthimi që ndodhi në qytetin e Vlorës ka tronditur qytetarët e zonës, mirëpo kanë dalë detaje të reja që hedhin pak dritë mbi të.
Sipas Ballkanvveb banorët e zonës knë njoftuar për djegien e automjetit, I cili siç edhe duket është shkrumbuar plotësisht.
Dyshimet deri më tani janë se atentatorët pasi kanë lënë motorin, kanë përdoruar automjetin në fjalë, të cilin edhe e kanë shkrumbuar në lagjen pranë stacionit të trenit.
Lagjia në fjalë është e vendosur në një zonë tepër të errët ku nuk ka as kamerat dhe kalimtarët janë të paktët, për të mos thënë që nuk është e frekuentueshme.
Ndërsa përsa i përket të plagosurt, të njëjtat burime të këtij televizioni bëjnë me dije se është nën trajtim intensive dhe mjekët janë duke u përpjekur që t’i shpëtojnë jetën.
Sipas bluzave të bardha, ai ka humbur shumë gjak pasi është goditur me armë në pjesën e kraharorit dhe barkut, ndërkohë që gjendja paraqitet tejet e rëndë.
Asnjë burim nga policia nuk bën me dije motivin e kësaj ngjarjeje.