Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E rëndë! Nëna denoncon se vajza i shfrytëzohet prostitutë në disa qytete, por ajo e mohon!

11:02 18/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Një tjetër rast tronditës abuzimi seksual është denoncuar në prokurorinë e Tiranës. Në fillim të muajit qershor organit të drejtësisë i është bërë me dije se 23-vjeçarja Entela T., përdoret si punonjëse seksi në zonën e Fushë-Krujës, Laçit dhe Shkodrës. Shqiptarja.com shkruan se Entela T., vuan nga epilepsia, dhe largohet për ditë me radhë nga shtëpia.

Sipas nënës, Shadije.T, vajza e saj Entela është bërë pjesë e një shoqërie jo të rregullt, të cilët e shfrytëzojnë si prostitutë. Shadija, ka treguar në kallëzimin e saj se: “….në datën 5 qershor 2020 ishin në shtëpi dhe rreth orës 24:00 të natës, vajzën e mori në telefon një shok me emrin Donal dhe me të doli për të pirë kafe. Entela doli të takojë personin që e kërkoi, por ajo vetë nuk kishte lekë me vete…”.

E ëma thotë se e ka telefonuar të bijën disa herë, por kjo ia ka mbyllur telefonin dhe kur i ka shkruar mesazh, vajza ka nisur ta ‘sorollatë”. Fillimisht, Entela i është përgjigjur se ishte tek “Grandi” dhe se do vinte shpejt, e më pas i ka shkruar se ishte tek “Poligrafiku” me një shoqe dhe dy shokë të lagjes dhe se nuk kishte bateri në telefon.

Lomunikimi i fundit mes të dyjave ka qenë në datën 6 qershor 2020, rreth orës 07:24 e mëngjesit. Shadija tregon se një prej shokëve të të bijës quhet Armando nga Fushë-Kruja, dhe në kohën kur vajza ka qenë atje, ka qendruar disa ditë e më pas është kthyer në shtëpi. Në bisedën që ka patur me të ëmën, Entela i ka thënë se shokët i kanë mbajtur telefonin dhe kanë kërkuar para për t’ja kthyer. E ëma i ka dhënë disa herë para, në shuma të ndryshme. 800 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë të vjetra, 250 mijë lekë dhe rasti i fundit, në vlerën e 120 mijë lekëve të vjetra. Në Fushë-Krujë, Entela ka shkuar me një taksist F.S dhe të ëmën dhe iu ka dhënë paratë që i kërkoheshin nga djemtë. E ëma dyshon se kur vajza nuk vjen në shtëpi, ajo shfrytëzohet për prostitucion nga sdisa djemë. Donaldi, Armando B., dhe Endri I., janë dyshimet e të ëmës.

Vajza pretendon të kundërtën…

Por Entela ka mohuar të jetë shfrytëzuar për prostitucion. 23-vjeçarja është shoqëruar në polici pas denoncimit të të ëmës, rreth orës 00:00 mesnatën e 6 qershorit 2020. Ajo thotë se ka qenë me të dashurinë e saj në një hotel në Shkodër.

Në dëshminë e saj ajo thotë se: “…në orën 24:00 të 5 qershorit 2020 isha në banesë dhe kam  bërë sikur ka rënë zilja e telefonit dhe i kam thënë nënës “…do dal deri tek lokal “Jonart” se më telefonoi Donaldi…”. Kam dalë nga banesa dhe në orën 01:00 të datës 6 qershor jam nisur me taksi nga “Ushtari i Panjohur” për në Shkodër. Në Shkodër, vajza ka shkuar në orën 02:20 e mëngjesit dhe është takuar me të dashurin e saj, Sabah D.

“Para se të zbardhte dita kam shkuar me Sabah në hotel “Bicaj”, dhe kam qëndruar deri në orën 22:00 të mbrëmjes. …unë jam larguar dhe herë të tjera nga shtëpia dhe kam shkuar në Shkodër, në Fushë-Krujë, në Lushnjë, Prrenjas dhe Laç. Në Shkodër kam qëndruar 3 apo 4 netë, në Laç kam shkuar brenda ditës në Fushë-Krujë, kam qëndruar rreth një javë, në Lushnjë 3-4 ditë por e kam vënë nënën në dijeni”, -ka thënë ajo.

Për paratë që i ka marrë të ëmës për t’ja dhënë djemve në Fushë-Krujë, vajza thotë se ka paguar dëmin që ka bërë në një lokal ku ka thyer xhamin.

Të lidhura

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen
Aktualitet

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet shqiptare të Liqenit të Ohrit, pranë fshatit Lin, arkeologët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm: një nga vendbanimet...

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë
Aktualitet

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Seanca në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-deputetin socialist Alqi Bllako zgjati rreth dy orë....

13:43 17/07/2025
Para

Boom arrestimesh në Tiranë! 10 persona në pranga, mes tyre 40-vjeçari që shantazhonte ish-të dashurën me video intime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

13:43 17/07/2025
Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

13:07 17/07/2025
Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

12:55 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.