Një gomone e dyshuar se ushtron aktivitet të paligjshëm me dy persona brenda po ndiqet në ujërat e detit të Vlorës raporton Abc News.
Sipas informacioneve të deritanishme, 7 mjete detare të policisë i janë vënë në ndjekje në det të hapur, ndërsa u ka ardhur në ndihmë edhe një dron.
Efektivët e “Deltas” janë në ndjekje prej më shumë se tre orësh, pasi ka filluar “përndjekja” ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër dhe po drejtohet për në Orikum.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar edhe palën italiane në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë për ta kapur.