Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Gjergji Hasan Ajmasi 35 vjeç është qëlluar me sende të forta sapo ka dalë nga lokali ku po qëndronte.
Menjëherë sapo morën njoftimin, policia dhe ambulanca shkuan në vendngjarje dhe transportuar të riun për në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin “Omer Nishani”.
Mësohet se i riu është pjesë e komunitetit rom, rreth 35 vjeç. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave se si është plagosur i riu, i cili fatkeqësisht humbi edhe jetën.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, njofton policia